Çaste poetike me poeten: Anila Kodra KOTROCI
ASKUSH NUK E DI
——————————————
Askush nuk e di që retë në qiell
Dhe hënë vetmuara parë ne na kanë.
Parë na ka rrezearti i flakti diell
Kur qeshem , gëzuam edhe kur qamë.
Nuk e di njeri akoma dhe sot
Që dallgë e detit që përplasej ngadalë.
U bë dëshmitari më i fshehtë në botë
Na spërkaste dhe largohej pa thënë asnjë fjalë.
Rruga që shkelëm unë dhe ti
Heshtëte nën hapat tona të lehtë,
E besonte dhe ajo që kishte dashuri
I ndjente zemrat tona që shkundeshin si fletë.
Askush ende se di që unë dhe ti
Atij Ajri mëngjesi zemrat i besuam.
Dhe i lamë të lira të bëjnë dashuri
Askush akoma se di që lumturisht
u dashuruam
Akoma nuk e di njeri që ne të dy
Flasim , qajmë dhe në një kohë të dy qeshim.
Largësia sna ndal ti rrimë njeri tjetrit në sy
Ashtu si një pikë loti që botës ja fshehim ..
Dhe nëse nuk e di akoma asnjeri
Besojmë dhe duhemi më shumë unë dhe ti