Çaste poetike me poeten;- Anila TOTO

Mëngjes dimri

————————-

Hapësirë e pamat

përpara meje

qielli.

Kurse në mendje

më rrinë fjalët e tua

të vogla.

Më ngatërrohen dimensionet,

por s’më mbetet qejfi:

Midis teje dhe meje është e ngushtë

bota.

Por përpara meje

këtë mëngjes

të delltë

shpaloset një qiell i pamat

meditimi.

Kështu që

gjërat e vogla

nga mendja bien

kaq lehtë…

Si të ishin flokë dëbore

të një stine

të egër

dimri…

/QendraPress.com/