Çaste poetike me poeten;-Anita HOXHA
Ëndërroja!
————————————
Sa herë, kur isha fëmijë, ëndërroja..
Të kisha një të madhe e të bukur shtëpi !
Me duart e vogla, një curril uji mbuloja,
Që rridhte tavanit si një etyd, si melodi…
Çfarë binte jashtë, hynte tek ne brenda,
Sa herë më flladiste era, në gjumë rënë !
Një shtëpi e bukur më shfaqej në ëndrra…
E hëna sikur në supin tim, kokën kishte vënë !
Sa herë ëndërrova atëherë, si për çudi
Sikur botën shtrëngoja
duarve të mia..!
Më shfaqej gjithmonë
një e bukur shtëpi,
Qiell i pa fund blu,
të ishte për ne çatia !
Ndryshoi koha, unë u rrita, nuk mbeta fëmijë
Në një shtëpi të madhe jetën ndërtova,
Një ditë më mori malli
për rrekëzën mbi çati,
Mbylla sytë, në një botë tjetër larg fluturova !
/www.QendraPress.com/