Çaste  poetike me poeten:-Anita HOXHA

Baba, muza e vargut tim !

———————————

I thura nënës kaq shumë poezi,

Jo se ty të desha unë më pak,

Ti qeshje e më thoje,sa bukur moj bijë ,

Ke qëndisur çdo fjalë,çdo varg !

Ndaj sot u ula të shkruaj për ty,

Muzën vjeshtore e thirra pranë,

E pashë dhe lotët më rrodhën në sy,

Të lutem, shkruam vargje për babanë !

Vitet të kanë lodhur baba, e ndjej në shpirt,

Larg në dhe të huaj, ndarë kaq kohë…

Shfletoj me radhë kujtimet, fotografitë

Dhe përdore me ty,fëmijë veten shoh !

Kujtoj të qeshurën tënde, kur luaje me ne…

Punën e rëndë, kur i lodhur vije çdo natë,

Blejë rrallë një palë këpucë, një xhaketë të re,

Për një ditë më të mirë, i luteshe Zotit lart !

Kam ruajtur çdo gjë baba,nga ne

Koha kujtimet tona i mban ngrohtë në gji,

Ndjej se vjeshta po mbush parqet dhe atje,

Me muzën mbi tastierë, sot mu ule dhe ti..!

/QendraPress/