Çaste poetike me poeten ;Antigona DESKU
PËR TY BABI
————————–
Babë athua a do të isha kjo qe jam vallë
Nëse Ti do të ishe akoma gjallë?!.
E di qe nuk do të linjë pa lëvizur dru as gurë,
Për të më bërë mua me të fortë se kurrë.
Ah babi sa shumë më mungon e kjo mungesë shumë po më rëndon .
A sikur të ishe gjallë në këto ditë ti tregoje botës mizore që po më vë pengesa përditë.
Tu thoje fuqishëm ashtu siç ti dije vajzën time princeshë s’do ta lë nder hije.
Fjalët e tua babi rrugën edhe sot ma tregojnë.
Ma thua shtegtimin e drejtë përmes ëndrrave si gjithmonë.
Pusho i qetë babi në parajsë .
Unë bija jote fjalës si bie pas.
Përherë me sa kam fuqi unë do të shtegtoj.
Shpresojë qe në parajsë fytyrë ndritur Ty babi të të krenojë.
& & &
Antigona
KËSHTU JAM UNË
———————————-
Psherëtij përmes vargjesh
T’ju rrëfej ca fjalë
T’ua them të vërtetën
Kush jam unë vallë
Flas me vargun tim
Heshtjen ta hedh tutje
Ndryshe nuk jam
Veç siç jam në dukje
Nuk shtirëm se koti
Nuk behëm kryeneçe
Nuk kërkoj lëmosh
Nuk dua të jem e keqe
Bota le ta dijë
Jam kjo që jam
Lotin e fshehë në shpirt
Buzëqeshje në zemër të kam
Ëndrrat e mija I mbylli më dry
Kur të vij çasti I shprehi në liri
Vuajtjen e treti
E flaki tutje
Kështu jam unë
Siç shihem në dukje.
& & &
NË ZËMREN KRISTAL
——————————
Në zëmrën tënde të kristaltë ,
Me bërë vend aty.
Sytë e ty ngjyrë qielli
Shumë ti kam lakmi.
Brenda zemrës sate
Qëndroj si fortesë
Për mua gjithmonë je
Mrekullia e tetë.
Shtatë mrekullive të botës
Ua kalon ti
Me zëmrën diamant
Me dhe shumë fuqi.
Me shpirtin tënd të bardhë
Me ndriçove rrugën ku unë ecë.
Ti ndërtove urë ,
s’më lë asnjëherë pengesë.
Sa herë qe bie shi
Ombrellë bëhesh për mua
I pastër qelibar
I fortë porsi drangua.
Në zëmrën e kristaltë
jam bashkë me yjet.
Bëjë shumë kujdes
Kjo zëmër mos të thyhet.
Sa të kam shpirt
Sa të kam jetë të jetojë.
Në folenë e zëmrës tënde
Me kënaqësi do të qëndroj.
/www.QendraPress.com/