Çaste poetike me poeten;-Arbana ARBA

Dashuria!
————————
Hmm,dashuria,
Për emrin tënd flet kënga e popullit,
për emrin tënd shkruan shkrimtari,
filozofi,madje dhe mbreti,
për ty nisin luftërat gjithëkohëshe,
po ,për ty shtrëngohen duar dhe
ngrihen flamuj të bardhë paqeje .
Malësori të këndon tinguj lahute,
e çobani me fyell bën të vallëzojnë yjet,
Ti je biseda e zonjave me llëra të bardha ,me
çanta të shtrenjta në duar e me skarpina të larta.
e zotërinjve,që karrigen lëvizin me emrin tënd,
Dashuri.
Eh,dashuri …,dashuri,
u bëre si ujët e oqeanit,
dhe egon ua kënaqe nga pak të gjithëve,
ndërsa ti për ironi je kaq
bujare në gjithë qënien tënde,
i buzëqeshe gjithkujt, dhe i
bëre të ndihen pronarë,
I le të shkojnë mëritë,
zilitë ,hipokrizitë,
sharlatanët e të ashtuquajturit,
prometej,dhe zgjedh vend të frymosh,
aty ku vetëm shtrati yt fle,
në universin e pafajësisë.
/QendraPress/