Çaste poetike me poeten;-Arbana ARBA

Egoizmi

————————

Ti je honi im i errët, formuar nga mungesa e

përkujdesja e fjalës së dhimbsur.

Ti je makthi që mbyt ndër ëndrra ,

për mos të parë kurrë ëndrra që më përkundin gjumin.

Ti je ngërç i rrjedhjes së shpresës sime ,

në lumenjtë e paqes e oazet e shpirtit.

Ti je mallkimi dy brirësh që ruan me

fanatizëm mbretërinë tënde egoiste të unit.

Të lutem Perendi, frymë hyjnore e të

gjithë shpirtrave të vdekshëm,

më jep dritë e bekim ta nxjerr

në sipërfaqe këtë humnerë,

që maskohet fshehur në thellësitë e mbretërive,

dorës përkëdhelëse të dashurisë.

/QendraPress/