Çaste poetike me poeten;-Arbana ARBA

Botë pragmatiste
—————————–
Unë një kalimtar i padukshëm ,
Unë nje kalimtar i heshtur,
Çukas çape që ora m’i dikton,
shkoj goditje pingule në qendër të zemrës e
,hija vetes më del e shkurtër,
Çukas goditje me kënde më pak se 90 gradë,
e mëngjesi me duket i praruar,
aty marr forcë të them jam dhe unë,
po sa shpejt goditjet shkojnë drejt këndit të plotë,
atëherë përnjëherë bëhem njësh me tokën,
ti botë pragmatiste shpërfillshëm
më harron se unë ekzistoj,
madje dhe vetja ime ka kohë që
paqton me mendimin tënd,
në emër të shpëtimit
kujdesesh me vaksina për
gjumin letargjik të ëndërrimtarit,
duke shpresuar farën e zhdukjes.
/QendraPress/