Çaste poetike me poeten;.Arbri DEMAÇI
Tingëllima e ndryshkut melodi lirie u bë
(Përkushtim)
Çdo ditë e çdo natë
28 vjet me radhë
dyert e hekurta
hapeshin e mbylleshin.
Tingëllima e ndryshkut
melodi lirie u bë.
28 vjet radhazi
rrezet e diellit
nëpër plasat dritareve
dritë lirie ngjallen.
28 vjet në burg
e 28 vjet me pas,
Bashkimit kombëtar
asnjëherë nuk pushove
së kënduari!