Çaste poetike me poeten; Argjira Ukimeri
YA ALI
———————-
YA ALI,sot është pranvera
Udhërrëfyes I jetës sonë
Ne të kujtojmë si çdo hera Të bashkuar përgjithmonë
Ya Ali,është dita jote
Që na mbushë plotë mirësi
Ti je Drita e kësaj Bote
Ku çdo herë gjejmë Hirësi
Ti që din çka është dashnia
Sikur rrezet që lëshon dielli
Emrin tënd e mbanë dhe qielli
Të bekuar nga Perëndia
Ya Ali je dashuria ime
Të adhuroi natë e ditë
Je çdo herè krenaria ime
Çdo herë jetën Ti ma shndritë
Ty o Zot të qofsha falë
Që mbretëron në jetën tonë
Edhe atëherë kur nuk gjejmë fjalë
Je lumturia e kohës sonë
Argjira Ukimeri Mr.sc. Pedagoge – Prizren, Mars 2022Bottom of Form