Çaste poetike me poeten ;Ari Ukimeri
Ty
—————–
Përsëri na erdhi vjeshta
Bashkë me të edhe aroma jote
Më solli atë që unë e deshta
Mrekullitë e kësaj bore
Sa herë ndjejë aromën tënde
Krijon në mua shume ndjesi
Fytyrën tënde e shikoi me ëndje
Tregon në mua shumë dashuri
Edhe atëherë kur çdo gjë ikën
Ti që din se cka është dashuria
Asnjëherë nuk e njohëm frikën
Jeton përtej mendimeve të mia
Po të pres ne zemrën time
Ashtu si ke qenë ti çdo herë
Je mrekulli e jetës sime
Do të jesh me mua përherë
Ty të kam përjetësi hyjnore
Që më vjen në ëndrrat e mia
Shikimet tua janë hënore
Atëherë e kuptojmë ç’është dashuria
Argjira (Ari) Ukimeri Ma.sc. Pedagoge