Çaste poetike me poeten; Arjana Fetahu GABA

S’PATA GUXIM

——————————

Sa herë kam folur me veten për” Të”,

Si një “budalla” dhe ndoshta,

Krenaria më veshi me diell disi,

Tepruar më mposhti e dot se mposhta .

Pa “Të” nuk më qeshi kurrë kjo fytyrë,

Me pendesë jam zhytur padyshim,

Gjithmonë qiejt i shoh të fryrë,

Dhe nuk është thjesht një fiksim.

Dua të gjej një të vetme arsye,

Që të fal veten që s’pati guxim,

Se si nuk pranova që me puthjen e saj,

Do të gjeja shpëtim.

Dhe vitet u plakën kalendarëve

Të trishtë ata rrinë të fjetur,

Ato ditë më rrinë si “ushtarë”,

Në memorjen time të mbetur.

Ato ditë me “hanë” të gjallë,

Vetëm nga një më fal e munguar ,

Guximi ndonjëherë thonë është marrëzi,

Ai tren ka “kaluar”.

Mbytu tani me krenarinë që kishe,

Po paske qënë o zot sa idiot,

Tani flas me veten në perëndime,

Dhe hënës përpiqem ti fsheh ca lot.

/www.QendraPress.com/