Çaste poetike me poeten;-Armenida QYQJA

Përsa kohë jam me ty…

————————————–

Si fija e parë e agut mbi natën që thyhet, vjen ti,

Dhe pa u ndjerë rritesh e rritesh brenda zemrës,

Qënies së ngecur në raftet e kohës…

Tesha bojëdala, këpucë të shqyera

Që guxojnë të më përndjekin në memorje…

Më shtrëngon fort e mes puthjesh më kujton

Se në këtë botë, shpirti është një fëmijë i brishtë,

Që duhet dashur më shumë sesa qortuar…

Në paqe jam me vetveten, kohën,

Përsa kohë jam me ty, dashuri…

/QendraPress/