Çaste poetike me poeten;-Armenida QYQJA

Botë e vaktë…
———————–
Të vakta, ditët, buzëqeshjet e diellit
Si manaferrat që s’ëmbëltohen kurrë,
Shije të ujshme kanë frutat,
Shirave, aromën kanë humbur…
Perëndim i vaktë, zogjtë këndojnë pa radhë
Kush të zërë një shoqe më parë,
E vonuar si gjithnjë erdh’ pranvera,
E ikur pa mbërritur do të jetë prapë vera…
Të vakta ditët, buzëqeshjet, njerëzit
Në anën më të bujshme te globit,
Japin e marrin pareshtur tek rendin,
Por dot s’më ngrohin e as më ngopin…
/QendraPress/