Çaste poetike me poeten; Arsinoi Zengo KALLCO

Shekullofshin dashuritë e zjarrta

——————————————-

Unë të dashurova ty rastësisht

Dashurova shpirtin dhe sytë e tu

Dashurova paqësisht zërin tënd

Prekjet e tua ishin frymëzim i brishtë!

Më premtove yjet më solle nurin

Më premtove hënën më solle dritën

Më premtove botën nën këmbët e mia

Por unë botë të kisha ty me të gjitha!

Kur dashuronim bëheshim një

Kur sytë qanin buzët kafshonin

Kur buzët qeshnin puthnin gushët

Dhe përqafime shkëmbenim sërish!

Unë vajza jote e pikturuar në zemër

Të qëndisa shpirtin tënd me fije të arta

Më dhe jetë më shumë se kisha

Shekullofshin dashuritë e zjarrta!

/www.QendraPress.com/