Çaste poetike me poeten;-Arsinoi Zengo KALLCO

Shpirtrat e Vjeshtës

——————————–

Në dritën e zbehtë të muzgut të artë,

shpirtrat e vjeshtës enden nëpër erë,

me flokë prej gjethesh, me zemra të djegura,

me ëndrra që bien ngadalë mbi dhe.

Ata flasin me gjethet që bien në heshtje,

me stinën që qesh, e që qan njëkohësisht,

ulen mbi degë të trazuara ndjeshëm

dhe fluturojnë mes kujtimesh të trishta.

Çdo frymë e tyre mbart një përqafim,

një premtim të harruar në kopshtin e kohës,

çdo hap i tyre lë pas një tingull shiu,

si muzikë që përkëdhel tokën e lodhur.

Shpirtrat e vjeshtës s’janë të trishtuar,

janë poetë të heshtjes dhe ngjyrës,

ata dinë të ndriçojnë edhe dhimbjen,

me zjarrin e butë të dashurisë së humbur.

/QendraPress/