Çaste poetike me poeten: Arze HASANAJ
Gjarpërinjtë e xixëllonja,
———————————
E kam dëgju shpesh qe bënin lojëra,
gjithmonë gjarpërinjtë me xixëllonja.
E kështu me dukej shume çudi,
gjarpri për keq ka veç këtë dhunti.
Por ishte e vërtet mbi te vërteta,
gjarprin me gurë e qëlloj jeta.
Kudo derdhte helm e derdhte vrer,
nuk mundi te bënte drite ndonjë here.
Edhe për çudi dhe ne këtë jete,
kishte gjarpërinj kishte vërtet.
Qe sapo te shohin xixëllonja ,
mundohen ti shkelin kudo këto zonja
Por arsyeja e çuditshme prapë mbetej,
se xixëllonja është mrekulli me vete.
Nuk i pëlqen te merret me gjarpërinj,
qe helmin e kanë te madh por se kanë fuqinë.
Kurrë nga gjarpërinjtë nuk friket xixëllonja,
por i pëlqen vetvetja është e zonja.
E s’merret me gjarpërinj as me përralla,
thjesht i bën dritë vetvetes rrugëve te mbara.
/www.QendraPress.com/