Çaste poetike me poeten;- Arze HASANAJ

Dyert e interest

—————————–

Trokita në dyer të gabuara ,

përballë interesi u ndodha shpesh.

Kurrë llogari nuk ju kërkova ,

pse të gjithë sot duan vetëm interes.

Sado i sinqertë dhe i mirë të jesh,

në botën e sotme është e lodhshme shumë.

Kur ti i fal njerëzve vetëm dashuri,

por merr vetëm dhimbje që të vran si plumb.

Ti nuk e njeh fare në jetë interesin,

se përdore fare këtë program.

Ky është programi më i gabuar,

që zemra të sinqerta çdo ditë po vranë.

Sot nëse do të arrish shumë sukses,

çdo gjë bëjë veç per interes.

Por unë se njohë fare këtë interes

dyert të gabuara trokita shpesh.

Shumë herë u rrëzova e shpirti mu plas,

këto dyer u mbyllën pa asnjë shkak.

Dyer që më vrasin më shumë se plumbi,

sa herë më mbyllen për mua është fundi.

/www.QendraPress.com/