Çaste poetike me poeten;-:Arze HASANAJ

Të prita motër të vish.
—————————-
Sa herë shkoj në shtëpi tek nana,
të prita me ardhë moj motër.
Si dikur të kënaqem bashkë,
bashkë të ulem në një sofër.
Sa herë vjen prilli lule shumë,
mendova motër që do të vish.
Po të prita dhe çdo qershor,
që të vjen me ëmbëlsi të qershisë .
Të prita sa shumë të prita ,
ik pranvera vera e vjeshta
Ikin ditët, muajt, vitet ,
ikjen tënde kurrë nuk e desha.
Më the shumë shpejt do të vish,
atë ditë kur ike si vjeshta.
Po bëhen plot shtatë vite,
a thua ishin shtatë rreshta.
A do të pres më shumë moj motër,
se kështu po ik dhe jeta .
Të gjithë shpërndarë nëpër kurbete,
për idare e halle të shkreta .
Shtatë vite tani po bëhen,
në telefon po të dëgjoj zërin.
Asnjë hasmi që se njoh fare,
nuk ia dua largësinë nga vatani .
Sikur unë që e kam nji motër,
atje larg e kam dhe nji vëlla.
Nuk besoj që mbi këtë tokë,
çdo njeri tjetër pranë i ka.
Të pres të vish sa më shpejt,
që të jemi pranë njëra-tjetrës.
Që t’i ndajmë gëzimet bashkë,
bashkë t’i ndajmë brengat e jetës
/QendraPress/