Çaste poetike me poeten; Asja MULGECI
NË Ç’AGONI M’PËRKUND KJO MBRAMJE
Seç janë do netë,qielli ciflos hanen e rrzon si gjethe zhubrosun mbërdhe
Yjet shpërndan plagosun ndër re
Mantelit saj t’përpinë, deri n’eshtrat mbërdhinë
Motet çarten,shpirtit tremb dashninë,
Buzagazin ngrinë
Nuk di ç’ndodh n’do mbramje
N ‘orteqe bore mbshtillemi,si arinj polarë Lotve shuejm etjen, mezi mbushem frymë, rreth vedit hiqem zvarrë
Ç’e zymtë mbramje, veson brymë e bardhë mbi sy
Mbi piano përkul trupin, si dege e zhveshun gjethesh
Dhomen rrekem t’mbush melodi
Oh,ç’melodi vallzon n’ajri, tingujsh formohen imazhe t’diellta
Rreth belit ndjej doren tande…
Befas vjen,m’puth ambel n’buzë e sy
Jo si ti…
Si e jemja dashni mbështillet meje,e çmendun duhi
Në ç’agoni m’përkund kjo mbramje,
Vallë ngjitun ishim trupash të dy
Andrrash t’sjell ngjit vedit gjithë andje
Njashtu, siç vetëm unë di!
/www.QendraPress.com/