Çaste poetike me poeten;-Asja MULGECI

SKULPTURË FLIRTESH NJATY MBETI
————————————————
Muzg e dritë, ylber mbi vetull
Lkundesh detit si vajzuke
Nazemadhe e hireplotë
Germezon si bojë mbi letër…
As më thue, ç’paske sot
Vjen ngarkue, mall e lot
Ç’më afrohesh dalngadalë
Hijes tande,fluturz kridhem
Krahet hapë si pulbardhë
Muzgut t’ artë, vishem nurë
Rrezesh tua, sikur përtrihem
Gishtazjarr mbi trup e ftyrë
Velit t’dielltë, bahem sirenë
Puthjeprush, mbi buzë shkrimë
Syve tu, digjem pasqyrë
Ç’ asht kjo mbramje, kjo duhi
Malli m’veshë n’stërkala deti
Oh ,hapadiell vije i dashtun
Skulpturë flirtesh, njaty mbeti!
/QendraPress/