Çaste poetike me poeten:- Asja MULGECI

NA KENA ME DEKË PLUHNIT T’FLUTURAVE
———————————————-
Ndoshta, na kena me dekë, n’çdo perendim dielli,
tue puthë syshë ma t’përkoren lule,
aromave t’njasaj lugins blertë,
ku ngjyroset stinsh natyra, njaty ku pergjunjen
dhe zotat vet,posht qiells t’përhime
Na,kena me dekë pluhnit t’fluturave,
pa u ngi me t’bukuren hyjni…
pa celebrue altarit t’shpirtit ket dalldisje t’msheftë
Tufë frikrash ndalen vrapin,
si kulpnaj mbshjellun trupit,
shperbajn esencen e jets,
vijzash t’buzve, mbyllin puthje t’ paputhune,
kena me lypë kyt fergellimë jete,
strukun hijshëm, hojzash blete
Ndoshta kena me dekë n’çdo dekik, fryms
t’njani tjetrit,ku shkrimë mallin e prapë s’u ngimë…
unët kena me mbetë, pa mujt me u prekë,
sa here çilim sytē
Na, kena me dekë, veç mish e asht,
krahnorit tue çilë sythe deshirash,
afshit tue u djegë si kashtë,
e prapë pertej ksaj bote, kena m’u dashtë!
/QendraPress/