Çaste poetike me poeten;-Asja MULGECI

HATRI I ZEMRES

—————————

Vrullimesh t’dlira , t’dashta si toka diellin

ani pse ksaj afrie, s’u dogja pak

shpirtit tem, vec kshtu i ka hije

t’bukuroj stinët, si natyra prillin

Gojfilet i mblodha, ngricave mes orteqesh

i kam detyrue me fërfllue për ty

dashunova si n’kohe t’Romeos

zhuljetë u bana, he ashik i pa sy

Bozhure as degeznjomë, s’lash pa kputë

rrasash t’gurit, me dalt shpirti gdhenda shumë fjalë

lumenjve prej mallit, ua njelmova ujt

hanës i vjëdha driten, hala pa dalë

Mbi mal e det, haprova tymit t’avionve

i mallkova n’ikje ,n ‘kthim m’mbushen frymë

andej nga gjalloje horizontesh me shpirt n’dorë

qerpikve t’zbardhoja, si e nadjes brymë

Tash, as trishtimin tem se kie hak

nuk due sytë e dashunuem, m’i mbush lot

E di, kie me u shue pak nga pak

Hatri zemres, kam me dasht vedin edhe ma fort!

/QendraPress/