Çaste poetike me poeten; Asja MULGECI
NUK E MSOVA KURRË,SI KQYRË BABA
BIJEN E TIJË
—————————————-
Babës, kurrë s’ja pashë shtatin
prej malësori fisnik
As hapin nuk ia ndjeva tue ec
drejt meje
Njajo rrugë mbeti dritëfik,
Nuk ia pashë gazmendit ftyrs
tue m’thirre,ku je moj çikë
Me ty n’bebe t’synit fjeta një jetë ,
Tue ndrydh qerpikt nadjeve
s’dojsha hic me i hap,
Tutsh se ky imazh ka me m’ik
Vetem andrrave, lumnova si jot bijë
Si vetim zdritun reve m’zhdukej
Mos me m’a pa lotin n’sy,
S’ja preka ballin asnjiherë
nuk i mora erë
Nuk ia pash sytë tue m’kqyre
me dashni prej Zoti,
Oh, saherë jam mundue me pa
kur kqyresha n’pasqyrë, n’pik loti
Kam pyet nanen, a mos ballin
e kam si I’m atë
Se dojsha me u krenue
m’kan than se ishte krenar
e kryenalt,
Zanin e tij e kam trashgue
Si oshtim bjeshkeve zani i tij
n’tel çiftelie e kang maj krahut
ka pas kndue….
Oh ,a mundet dikush me pikturue
syve t’mij pamjen e tij ….
A ka mshirë kjo jete me m’lshue
prehnit tij, si magji
Oh ç’mëkat,ç’padrejtsi …
Nuk e msova njiherë si kqyrë baba
bijen e tijê ,
Nuk e pashë kurrë
Jo,nuk e di!
/www.QendraPress.com/