Çaste poetike me poeten; Asja MULGECI
Shuhet vetëm njat dite
—————————-
Nëse një ditë dritëfikja e jetës
ndodh,
Jeta hileqare,tinëzisht këput
njat fijearten
që shpirtnash pat ndrit…
Shuhet shpresa e pritjes,
Dashnia që kohnash
na kaploi zemrat,
E si lule pranverash u rrit
Mbaron vetëm nëse gjaku
boshatis venat,
Vetëm njatëher shuhet
kjo ndjenjë-dritë,
Ajo parajsash përkund Botën,
gjunjëzon dhe vete perenditë!
Dashnia mbaron e shuhet,
vetëm njatë ditê!
/www.QendraPress.com/