Çaste poetike me poeten; Bahrije Qerimi SPANCA

Në rininë time

—————————

U ktheva në rininë time

Ju lutem të kthehem,mos më kërkoni

Se atje gjejë prehje,pa lëndime

Në ballë lumturinë,mund t’ma lexoni

Kur kthehem te ajo stinë, ju nuk më njihni

Është pjesa më e bukur e jetës time

Kur kthehem në kujtime,nuk mund të më shihni

Si lumenj lundrojnë nëpër damarët e zemrës sime

Aq shumë dehem kur mendohem

Kur kthehem në kto kujtime

Vetëm në vargje, pa zë dëgjohem

Me nota të plota, e me tinguj rime

Me nostalgji për rininë shkruaj

Muzën e sajë aq shumë e dua

Kujtimet e saja, sa shumë i vuaj

Në palcën e shpirtit, rrinë tek mua.

/www.QendraPress.com/