Çaste poetike me poeten;-Bahrije Qerimi SPANCA

Do pendohesh
————————————–
Edhe po të digjem, e të bëhem hi
Nga ti nuk kërkoj mëshirë
Një zemër që të dha ngrohtësi
Ta gjesh e ke vështirë
Lotin s’do ta pret kur të bie në qerpik
Kur do ta kuptosh se kthim nuk ke pas
Do të mashtroj terri, që e pate dritë
Lumturinë e jetës e humbe për një çast
Nuk i dole besnike kohës
Dashurinë e le që të vdes
Përqafohesh me gënjeshtrat e botës
Do pendohesh një ditë,kur të vie në kujtesë.
/QendraPress/