Çaste poetike me poeten;-Barie ÇUPI

Një himn në heshtje

————————————–

Mbi telajon e bardhë mështekna,degëzmolla,

pranë ujvarës,ku zambaku çeli buzët i pari,

sa kujtime fjetur urtë,nëpër brengat tona,

si një botë e largët,na këndohet malli.

Sa pëshpëritje butësisht,si puthje fëmije,

sa peizazhe shpirtrash,bërë udhë e dritë,

një sy,një tregim,në sa ngjyra si hije,

thyhen frymë njerëzish,

kush do dalë me prit.

Mbi lëkurë kemi gdhendur,përjetime ngadalë,

kjo pikturë si n’telajo,dhimbjet bërë art,

herë humbur,herë kthyer,rrugët bërë palë,

herë në re,herë në shi,të tretur nga pak.

Sapo zemra trembet,dhe gjunjas mbërrirë,

mbërthehesh në lot,kur kërkon një buzëqeshje,

hap krahët tek nëna,si zog i mpirë,

këng’e jetës baladë,si një himn në heshtje.

/www.QendraPress.com/