Çaste poetike me poeten:-Behare NEZIRi
SE DI PSE
—————————
Në këtë kohë të trishtuar,
më duket se dashuria ka vdekur.
Si një yll që mbetet i harruar,
në pafundësinë e jetës së paprekur.
Sytë e mi e shohin nga largësia,
fundin e puthjes nëpër buzë mbetur.
Si kujtim që fluturon qiellit,
si zogjtë e harlisur pas diellit.
E trishtuar ja lexoj jetës sytë,
se frikësohem nga dashuritë.
/QendraPress.com/