Çaste poetike me poeten;-Behare NEZIRI

ASGJË S’MË DUHET

————————–

Asgjë s’më duhet,

as qielli i plotë me yje,

as dielli që shndrit mbi male,

as era që ma ledhaton shpirtin

veç sytë e tu.

Në ta humbas si në një det pa fund,

ku dallgët më shkundin me ëndrra,

ku heshtja më këndon këngë

që askush s’i dëgjon.

Asgjë s’më duhet,

as fjalë, as premtime,

asgjë veç dritës së tyre

që më shndërron errësirën në agim,

dhe botën e ftohtë në parajsë.

Veç sytë e tu…

aty jam unë,

aty jam gjithçka.

/QendraPress/