Çaste poetike me poeten; Behare Shabani NEZIRI

PËR DASHURINË

——————————–

Për dashurinë të duhet zjarri

Trupi të të merr flakë e sytë, të të terrohen

Si rrezet e diellit mbi fije bari

Puthjet e ledhatimet, livadhit të pikturohen

Dritën e ditës ta pishë, natës t’ia trazosh yjet

Në hi të shndërrohesh, derisa agu, të t’i hapë, dy sytë

Tërmet të ketë toka, të dridhen lugjet e pyjet

Terri i natës të të zgjoj, sikur drita e diellit në mesditë

Mes fijeve të barit të zgjohesh

Si skulpturë e skalitur, me daltën e dashurisë

Hyjneshë që kurrë s’harrohesh

Si hyritë e parajsës, të skalitura prej Perëndisë /www.QendraPress.com/