Çaste poetike me poeten;-Besa GJYRIQI

Dhe xhungla do na mirrte lakmi
——————————————
Se si vret njeriu – njerin
se si e vret fizikisht
e psikologjikisht
si kafshe e harbume
vritemi në pa besi
me njeri tjetrit nga dora jon, ” njeri”
Sa e dhimshme dhe
sa e pështir është kur
shofim se si po përbaltet
çdo ditë ndjesia “njeri “
sa e dhimshme dhe
e pështire është tek shikon
e dëgjon se si dreqin e ke futur
në gji o ” njeri ” .
tek shikon se si dora dhe shpirti
jot vrasin dhe jetë presin
në mes
tek shikon se si shpirti jot
u katranos ( u ba i zi )
tek shikon që harrove
përse erdhe në jetë
përse jeton??!
Ah’ ” njeri ” me zëmer guri
që dora sebashku me
çerpikun nuk të dridhen
kur lotin tjetrit ja dhuron
ku nanat në vajtim i shikon
ku fëmije jetim leni
baballar në psheretime
shikoni .
Ah’ xhungel e di se po na merr
lakmi tek na shikon
se ta kaluam edhe ty !
/QendraPress/