Çaste poetike me poeten:-Besa REXHA

Udhët e jetës

—————————-

Udhëtova shumë në këtë botë

Mes dhimbjes dhe gëzimit

Ndjeva faqet të mi njomin lot

Dhe buza të preket prej mallëngjimit

Në këto pak çaste ndihem fare mirë

Larg nga ato ëndrra mëkatare

Shpirti ushqen vetëm një dëshire

Që ta mbysë atë ego aq vrastare.

Ndjehem sot si në vitet e rinisë

Mes cicërimave aq ëmbëlsore

Mes ati flladi naiv të dashurisë

E rikthyer tërësisht ëndrrave rinore

Ndaj dua të jetoj këto pak vite

Mes asaj dalldie që na mbajti gjallë

Buzgazi të rrjedhë si rreze drite

Atë here kur të shuhem e të ndjej mall

/QendraPress/