Çaste poetike me poeten;- Blerina Çifliku BEHARI

Kosovës

———————

​Kënga e lahutës maleve ushton,

Për dëshmorët rënë ndër shekuj me radhë,

Për lirinë e shtrenjtë që sot gëzojmë,

Në gjirin tënd ëndrrat fluturim na çojnë.

​Në Prekaz ke rrënjën, në Prizren ke besën,

Ti që s’u përkule, mbajte gjallë shpresën,

Kosovë e larë me gjak për liri,

shkjau të deshi me kryet në hi.

​Nuk mposhtet shqiponja që s’ndërron fole,

As gjaku i pastër që u derdh mbi dhe,

Egërsisë që erdhi nga Karpatet,

Ia thyem hovin, ia përmbysëm planet.

​Ne jemi shqipja me dy krena,

Gjak Arbëri na rrjedh në vena,

Me rrënjë të lashta në Iliri,

Dardani e Shqipëri,

Përjetësisht jemi nji’!

/QendraPress/