Çaste poetike me poeten;-Blerina PELLUMBI

Heshtja…
—————–
Heshtja, det me valë kujtimesh,
Në varka pa vela, pa rrugë kthimi,
Trup i ngrirë, i murosur në lëndime,
Bulëza uji që frymojnë në shkumbë harimi
E vetme në luftra të gjata, pa fitues,
Gjykatëse zemrash që rrahin të vetmuara,
Rrënkime që i bëhen bubullima natës,
Jetë që humbet në mirazhe, e lumturuar…
Blerina Pellumbi
/QendraPress/