Çaste poetike me poeten;-Blerina PELLUMBI

Ka yje

———————

Ka yje që vetëm shndrisin,

Xixëllojnë në mes të errësirës

Ka dhe yje që natën e mbysin

Me dashurinë kërkojnë faljen, mëshirën

Ka yje që vetëm udhëtojnë,

Rrugëve të jetës në shtigje humnerash.

Ka dhe yje që vetëm vrapojnë

Qajnë, qeshin bashkë me pranverën

Ka yje mbetur dhe jetima

Vetmuar në hapësirat boshe qajnë si fëmija

Ka yje që shkëlqejnë edhe kur nuk ka dritë

Ata vdekjen në heshtje e vrasin,

 ndriçojnë si perënditë…

/www.QendraPress.com/