Çaste poetike me poeten;-Blerta BASHA

DITA E VERËS!
————————
O Elbasani im, qytet i diellit të parë,
Aty ku Dita e Verës nuk është si ditë e re,
Qyteti ku kam qeshur po edhe kam qarë,
Në shpirt unë të kam e në shpirt dhe ti më ke.
Dua të nisem shpejt tek ty në krah të erës,
Ku diellin mbi kala ta shoh tek buzëqesh,
Të përqafoj të afërmit, t’i uroj ditën e verës,
E të kuptoj Hamletin “te jesh, a te mos jesh”
Ma përkëdhel ti shpirtin, puhizë e vjedhur ere,
Në këtë ditë feste me lule, fantazi
Ta ndjej se jeta ngjan me këtë qiell vere,
Më pas zemrat e njerëzve pushtuar me dashuri.
Dua të vij patjeter atje, qytet i artë,
S’harroj Ditën e Verës ku festa bëhet shpresë,
Të vij me mall aty, mos ndihem vajzë e ngratë,
Ku zemra ime rreh, premton aty të mbesë.
/QendraPress/