Çaste poetike me poeten;-Blerta BASHA

Boja e shpirtit tim
————————–
Unë nuk jam poete, pse ca vargje shkruaj,
me bojën e shpirtit çdo fjalë gërshetoj.
I shkruaj dashurisë, mërgimit ku vuaj,
Dhe duarve të lagura kur fshehtas lotoj.
Unë nuk jam poete, por shpirtin e shtrydh,
shkruaj dhe për natyrën, ëndrra fantazi.
Zemrës ca kujtime mbyllur unë i ndrydh,
Midis tyre nëna mbledh shumë dashuri.
Unë nuk jam poete, as qielli s’ka emër,
nga ujvarë e shpirtit pikon mall e lot.
Malli i emigrimit pikturuar në zemër,
me bojën e shpirtit do ndryshoj k’të botë.
/QendraPress/