Çaste poetike me poeten brilante;Valbona R Hadri

0

Heshtje djalli

———————————–

Mes dy pamjeve pasqyrohet

Marrëzia e heshtjes sate.

Mbuluar me terrinë gremine ku nuk shihet fundi askund.

Ti lë vrragê me praninë tënde kah do që paraqitesh.

Në shikim të parê dukesh me konstrukt njeriu ,ama ska njerzillëk tek ty.

Askush nuk arriti të identifikoj ku e ke kokēn dhe ku i fsheh këmbët.

Në shpalosje të broçkullave ,sa andej e këtej dhe me qēndisje fjalësh pa pushuar asnjëherë, manipulon të tjerët,se gjoja ti qenke njeriu i vërtetê …

Aman o Zot si e duron ….?!.

Sërish fshehesh prapa grilave në shpalosje të episodeve për ti eliminuar figurat në heshtje.

Aman o Zot si e duron këtë ..

..?!.

Lutem që të vij shpejt, fundi i heshtjes së djallit sa nuk i kapērdiu të gjithē..

Aman Zot mos e duro…..!

Valbona R.Hadri

30.09.2021

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *