Çaste poetike ,me poeten; Brixhilda Dede
Si yll shuhem
——————-
Nganjëherë, shiu troket rrëmbyeshëm
Si trishtim që shpirtin vret një ndarje,
të duket rrufe kur një zemer vrullshem troket
Të hikesh
Të largohesh
Të humbesh
Të fshish ç’ do kujtim…
E, për pak çaste lotët që rrjedhin
të bëhen shi që akuj shkrin
Kjo është dashuri e vërtetë ,lindje …
e perendim thellë në sy më shikon,
e rremben ç’ do timin mendim
Me oksigjenin tënd me ushqen
Puthjet ne buze mi shkrin
Ti, shtrihesh si bora e parë
Deperton, si rrenjë në zhvillim
Ti shkrihesh si hekur në zjarr e
]rrihesh me te në vazhdim
Ringjallem nga afshi yt
Me yjet e natës,
bashkë udhëtojmë
Zemrën time të fal përjetesisht
e si yll shuhem përgjithmonë
Borë…borë
——————–
Ja, ra floku i parë…
në yll shëndëruar e shkrire,
pasuar nga pambukë të mëdhnjë
pëlhurën e parë ka shtrirë
Ca krisma dëgjohen përtej…
Ah, kohë për gjahtarë e gjueti…
Pemët lakuriqe vjeshtake presin
qyrkun e bardhë të veshin të
bien në qetësinë e parajsës
deri sa pranvera të ketë ardhur
Magjistari i padukshëm qiellor
qilimin e bardhë,
gjithkund shtruar
N’perendim dielli portokalli…
E, në t’ kuqe zjarr, vonë shëndëruar
Ndërsa dielli largohet krejt
Ne t’ argjentë qilim nderuar
Tufa yjesh në qiejt e largët
ecin me një vezullim t’ praruar
Hëna e madhe e plotë
përmes xhamave blu të nguruar
I le fronin agimit gri,
që stalaktite kudo ka krijuar…
Përtej maleve rënë vesë e thellë
Në maja pemësh një nuans që t’ verbon
Herë marrë ngjyra ylberi
E, herë ngjarë… me diamente që vezullojnë
Dita hapet me ndriçimin e borës,
me pak diell,
që lot në dritare lëshon
Goditur barbarosen tek muri…
tek porta e këmbët pikojnë
Përgjate tokës rrjedhur ujërat
Lumenjtë fryhen e shtatin zgjerojnë…
Magji dimërore mahnitëse
Herë, një heshtje në kullat mbretëron
Herë, era rrotullohet reth vetes,
e hap para teje s’ shikon
Ndien një kënaqësi shpirtërore…
Për skij, njerëzit ngrihen e
shkojnë fëmijët luajn me topa bore…
Muajin festat ngarkojnë
Krishtlindje, Viti i Ri…
Sa shpejtë kalendari numëron
Ja, erdhi Shën Valentini Të DASHURUAR…
qofshi gjithmonë .
KULTURA KORCARE
——————————
Ne çardak, në penxhere,
syri i zi, buzë qershie…
Përmes kangellash skulpturash
skalitur obore lulesh m’ kan mahnitur
Trendafila, tulipane, ortançja e jargavane
Natën vonë bie një kitarë,
serenatë zemre e rrallë
Dhe, kur dita zë e hapet,
një bukuri mahnitëse shfaqet
Kodra e male shumë ,
parqe që të lënë pa gjumë…
Pashë lumin e Devollit edhe Prespen me hutovi
Pashë xhamine dhe pazarin, artizanatin e korçarit
Pashë çilimat me motive Argjile, balte e dru punuar,
dekore e kalldreme shtruar
Ç’ farë pambuku e shijaku
Te mbështillem dimri mos m’ lagi
Se kur fryn veriu shumë
Flokët e borës derdhen lum
Po dhe vjeshta, bollëk ka, ç’ do frut qe syri t’ ha
E, në doni freskllëk ere
Ne Korçë gjendet në pranverë
Ne kërkoni birrë të ftohtë ështe e para në Europe
Rrjedhë nga malet ujë i kulluar çezma guri për tu freskuar
Ne çdo shtëpi një tullumb një saë per lakrore…
me miell misri a të bardhe me dy pete a petehollë
Aty… shëtitur në qytet
Vet Germenji zë e fletë
Mësonjëtore e Lice Korçe të gjitha ti i ke
Jo, qetësia nuk ndihet shume…
Pashkë, Krishtlindje,
Vit te Ri…karnavale, festë birre…
Vllehë, rumunë, ortoks, myslimane në një vater,
festojnë e hanë
Je qyteti i bukurisë, i kulturës, dashurisë
Perendeshë, hyjni
Shkruar, mbetur histori …..