Çaste poetike me poeten:-Brixhilda DEDE
PARA SE TË JETË VONË..
———————————–
Qiellin e patëm mbi kokë
Në rrugën tonë të gjatë të parrugë
Shpirti ndarë në njëmijë copë
Drejtë të panjohurës më errësirë
Buzëqeshja na kishte braktisur
Apo, ndoshta, nuk ishim njohur….
E si të marrë rendnim
Vraponin si hajdut errësirës së thellë
Buzëqeshjen tonë të grabitur për të vjedhur.
Ikëm prej ditëve tona
Pa u thënë lamtumirë
Dhe kokën mbrapa nuk e kthyem
As për të parë syrin e përlotur
Që na ndiqte nga pas
Kishim humbur në errësirën e pyllit
Bishat shokë na u bënë
Ata na treguan rrugën
Ndërsa njerëzit na e prenë.
Fatin tonë shtrëngonin në grushtin e zemrës.
Për ne
Hëna pat humbur dritën
As yjet pranë nuk na u gjetën
Veç pyje të dendur e gremina të thella
Ne krijesat e çuditshme
Halë u kthyen
Në sytë e tyre dhe qeneve
Që ndiqnin djersën tonë në errësirën e pyllit
Rruga jonë e gjatë
Rruga jonë drejt shpresës
Rruga jonë pa shpresë!
Sot
Duke kaluar
Nëpër stendat e muzeumit të kujtimit
Nuk gjej një fjalë
Duhet të urrej
Apo të mëshiroj
Ata që u kthyen në mortjen tonë
Ne ditët tona të bukura
Ja bëmë kurban ëndrrës
Ndoshta, kishim lindur më kohë të gabuar
Dikush çau detin
Dikush pyllin
Dikush gjeti vdekjen
Dikush përçmimin
Sot
Ende mbajmë atë tatuazh
Në ballin e shpirtit
Sot
Ende kërkojmë buzëqeshjen
Ende kërkojmë copat e shpirtit t’i bashkojmë
Nën qiellin tonë të kaltër
Nën qiellin tonë të bukur
Ti bashkojmë
Para se të jetë vonë
Me ngroh vezët aty ku lindën…
/www.QendraPress.com/