Çaste poetike me poeten: Brixhilda Dede

0

Ç’ MUND TE JEM UNË

——————————

Eh, ç’ mund te jem unë,

Mes një qyteti gjigant,

ku shuhen, ndizen pa rrjeshtur semaforë

Një grimce e vogël rëre, strukur thelle,

Pa ajër, qiell dhe boje

Eh, c’ mund te jem unë ne nje qytet te ftohte

Ku shpifja, urrejtja, thashethemet,

Te ndjekin nga pas si hije

Pertypypur fjalët e shtrembëta

Mes lot detesh, djegur fytyrën, përcëllime

***

Endur rruzullit te dhimbjes,

Veten time pata harruar, si mjegulla ate nate,

kur xhami i qiellit krisur ish’ e mbetur yjet shuar

Eh, c’ mund te jem unë ne një qytet humnere,

Ku kryqëzimet si labirinte,

Ne rruge te panjohura te cojne

Mbi asfalte te lagura shirash

Mbi gjemba, qe dhe trëndafilat lëshojnë

***

Vdiqa dhe u ringjalla

Mbledhur, gjak te pastër,

Vepra vlerash shkrova

Dhe ti,

Me dashurove..

Dhe unë,

Te dashurova

Oh,

Sa e vogël, dukej bota,.. PARA TEJE

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *