Çaste poetike me poeten; Brixhilda Dede
PERHUMB
——————————–
Ti fal aq dashuri, sa përhumb
E, nuk shoh, c’ ndodh për rrotull
Bota poshtë këmbëve nga prushet djegur,
Ne, kapur meridianëve, te globit
Aty ku trishtimi quhet kohe e humbur
Dhe gëzimi me begatinë qeveris
Aty ku mandrili i lotëve kthehet, ne yje te zjarrte
Ehna,
ne mjelm te bardhe, qe petkun argjend qëndis
***
Dehem me arome detesh,
Zhytur lëkurës tende
Dehem, pire kupën e diellit,
ndjere ngrohtësinë tende
Përpihem, ..
E gjitha, nen hijen tende
Lenë gjurmët, si re te bardha, mes qiellit te kaltër
Aty,
Tek vështrimi yt,
Tretem,
krejt…