Çaste poetike me poeten:-Bruna Gjoni PERVATHI

Nuk ka ikje

————————–

Ti …. ti e di se nuk ka ikje

Të gjithë kthehen duke u përplasur mbi

dyer malli që rreken pas gjymtyrëve ..

Duke kthithur pendesa kohësh

Duke vozitur trishtime boj

hini thellësive të dhimbjes

Duke gjakosur buzë nga fjalët e stërthëna ……

E unë …… unë e di se kthimet

 vrasin më shumë se ikjet

Sa herë mu desh të ulja

kokën si një luledielli mbi pëllëmbën

e vijëzuar nga kujtimet

Sa herë mu thyen krahët e

 u përpëlita nën dritën e syve të një bufi

Sa herë fryma mu ndal mbi

 figura shenjtorësh që bënin

 kryqe në qiellin tim të vrarë

E unë rishtaz kujtoj sesi netët

i gënjeja me një gotë verë duke

 numëruar kthimet

Ti …ti e di se nuk ka ikje …

Ndërsa unë e di …..

Se…….

Brenda nesh krijohen

rrugica që na endin gjithë

 jetën drejtë atij shregu ….

Që nuk mbyllet kurrë

/QendraPress/