Çaste poetike me poeten;-Bruna Gjoni PERVATHI

A do mundesh me m’dasht njaq sa due unë
——————————————————
I frigohem dashnisë …njaq sa i frigohem dekës
Ndaj udhëve i vë kryqe ..
Hapat i lidh pas dere ..
Zemrën e mbshtjellë me gjeth dafine mos me ma plas dhemta
Shpinën ja kthej murranit
Sytë…..
Syt nuk i çoj më lart se “Maja e Tyrbes”
E nuk i ulë ma posht se n’breg Dri
I frigohem dashnisë se veç dashnia të vret e t’la gjallë
T’thyen ashtën prej ikjeve
T’krrus shpinën tu prit
Ndaj sytë ….nuk i çoj më lart se “Maja e Tyrbes”
E nuk i ulë ma posht se n’breg Dri
A do mundesh me m’dasht njaq sa due unë…?
Q’udhët ti çel … njashtu siç çilen boçet e luleborës dimnave..
Q’hapat ti z’gidh e ti stërpik me ujë drandofili..
Q’sytë ti nis me krahë zogjsh tu e kalue “Majën e Tyrbes”…
Me u pa sy m’sy
Pa u frig …
Lumnajave mbi Dri
Ps( Maja e Tyrbes) mal që ndodhet pranë kalasë Lezhë
(Dri) lumi Drin që përshkon qytetin e Lezhës
/QendraPress/