Çaste poetike me poeten;-Bruna Gjoni PERVATHI
Ditët i zgjoj duke mbledhur shpresa
të tretura në këtë qytet të heshtur,
Copëza netësh vrapojnë mbi kuaj të bardhë
duke lëshuar britma dhimbjesh…
Dhembin orët …
Dhimbja dhemb…
Dashuritë zvarriten duke pirë gllënka -gllënka shiu…
që lanë stinët …
Hesht qyteti …
Këtu dita dhe nata murosin shpirtra të vegjël
në vetminë e tyre.
Ndërsa dimri …. dimri zbardh dhëmbët
pas gjurmëve të të ikurve.
Më dhemb qyteti,
Më dhembin muret shekullorë që rrënojnë
pak e nga pak legjenda dashurish.
Zemërimi im i bashkohet heshtjes,
Duke parë poçat e dritës që i hane fluturat.
Parvazet pikojnë lot sot,
(Vetëm shtegtarët kanë marrë ngjyrën e qiellit)
Në këtë qytet të heshtur …ku ditët zgjohen
duke mbledhur shpresa të tretura
E mbi kuaj të bardhë vrapojnë copëza netësh
që lëshojnë britma dhimbjesh
/www.QendraPress.com/