Çaste poetike me poeten;- Bruna Gjoni PERVATHI
Mungesë
———————-
Ti, alà s’e din
se krejt netët e ditët pa ty, i baj zhubël, si nji letër e vjetër.
I këqyri orët n’buzët e dillit që sillet shekujve me na tregue ikjet.
Veçse ti nuk u bane kurrë zog me i ardhë pranverës tème,
me ma zgjanu qillin tem…
Që t’rrudhun ma ke lanë tash sa muej.
Ti alà se din,
se n’xhepin e vogël të palltos t’madhe ti kam lanë shkronjat e emnit,,,
zhubul e kam bá edhe at n’raft.
Tash,
ti me kenë burrë…
hajde e ma shkyej bluzen e hollë që m’ka mbetë n’trup.
E mos me i lanë mâ lotët t’më rrshqasin prej syve nádjeve hèret…
Ti alá s’e din
se jam bá shi që bjen veç n’token tème
e, n’Dri derdhem shkumbardhë prej marazit,
veç, për ty
/www.QendraPress.com/