Çaste poetike me poeten;-Bruna Gjoni PERVATHI

Dalinë
———————–
Pas gjurmëve të tua ecin fluturat Dalinë..
Ato afrohen ..
Të prekin ..
Të shkelin..
Nxitojnë më shumë se ti…
Pranverave ato harbojnë mbi lule e drurë
Duke i rrotulluar ditët e jetës mbi ngjyrat e krahëve..
Ndaj hapi rrugë Dalinë!!
Jeta është garë …
Disa ndalen herët …
si këto fluturat që…..
Afrohen..
Të prekin
Të shkelin
Nxitojnë më shumë se ti ….
e kanë për shpejt Dalinë..
Duan ti jetojnë të gjitha ..
për dhjetë ditë
Ashtu si në përrallat e librit tënd
Hapua rrugën …
Për shi mos u lut Dalinë ..
Se ato vdesin më shpejt …
E ti je grua e rritur nga njëqind duar diejsh ,
që përkundin degët e shelgjeve mëngjeseve
….E gazmendesh me jetë….
/QendraPress.com/