Çaste poetike me poeten ;Bruna MUSAI

Pranverë.

————————–

Erdhe serish moj pranverë

Me vallen e zogjve dukesh mbretërore.

Si nuse plot ngjyra,vargmalet përreth.

O ku ka si ti bukuri stinore .

Ç’mrekulli po dukesh ne k’të ditë të parë

Ç’më qenke stolisur me ngjyra brilante

Është si dashuria me shikim te parë.

Çpo te shndrit nuri stinë apasionante.

Çpo te buzëqesh dielli,atje ne qafë mali.

E malet u ulen ne gjunjë para teje.

Lulet e pranverës thurën kurore malli.

Dashuri e pastër si gjaku në deje

Perëndeshe me shfaqesh tamam si ne ëndra

7-ngjyra ylber më të te bukurat hire.

Zambakët e tu ndezin zemrën perbrenda.

mbretërojnë tek ty më të bukurat yje.

Sundon manushaqja, me ngjyren e artë

Xhelozojnë me tej edhe luledelet.

Qengjat blegerojne.lendinave plot bar.

Me tutje fëmijët bejne gati kordelet.

Do vezullojë Hëna në këtë nate te pare.

Do ndriçojnë yjet. si trëndafili ne gotë

Erdhe kaq këndshëm moj pranverë e arte.

Mrekullitë e tua më të bukurat ne botë.

/www.QendraPress.com/