Çaste poetike me poeten; Bruna MUSAI

Në stolin e vetmisë

————————————-

Dy sy të gozhduar si shigjeta.

Shëtisin të lotuar ne largësi

Në stolin e vetmisë e zbardhi vesa.

E lutet pa pushuar n’ Perëndi.

Varkën me kujtime e ngarkoi.

Ne detin e pafund e të paanë.

Priste derisa Dielli perëndoi.

Te fluturonte drejt saj një pulëbardhë.

Malli brenda saj ishte zhuritur.

Etur shpirti I saj për përqafimin,

Shpresa çdo ditë me shumë ishte venitur.

Priste çdo ditë Nëna perëndimin.

Eja mbushja shpirtin kësaj nëne

Mos e lër mallin të djegë si zjarr.

Stolin ktheje n’çerdhe lumturie.

Lotët fshija.e përcillja larg.

/www.QendraPress.com/